Spanja favorite n’Europian, çka po ban Andres Iniesta!

Spanja po vlerësohet si përfaqësuesja favorite nga dy përballjet e para.

Përfaqësuesja e Del Bosques po doket se asht këndell mbas nji Botnori dëshpërues.
Forma e Andres Iniestës po e ban favoritë “Stuhinë e Kuqe” në “Euro 2016”.

Sa herë që Iniesta ka qenë lideri në formë i Spanjës, kjo përfaqësuese asht kthy me titull në atdhe.

Mediat spanjolle po e quejnë Iniestën si udhëheqës të simfonisë mbasi që në dy përballjet e para ka qenë lojtari ma i mirë në fushë.

Iniesta po llogaritet si favorit për me u shpall lojtari ma i mirë në Kampionatin Europian.