Spanja merr nji ‘shuplakë’ nga Gerard Pique

Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique i ka dhanë nji ‘shuplakë’ iberikëve mbasi në përfundim të ndeshjes ka thanë se eliminimi i Spanjës ishte i merituem, mbasi nuk ishte Kombëtarja ma e mirë.

“Na kemi kërkue për me mbrojtë titullin, por përfunduem në rrugën ma të vështirë. Duhet me pranue, nuk ishim në nivelin e duhun. Ka shumë rrethana, niveli i lojtarëve, nji përziemje e gjanave. Mbas humbjes ndaj Gjeorgjisë thashë se nuk ishim favoritë dhe mendoj se tash nuk jemi ndër ma të mirët. Na kemi lojtarë të mëdhaj, por nuk jemi në nivel për me fitue nji garë të tillë. Spanja e meritoi eliminimin mbasi nuk ishte ma e mira”, përfundoi Pique.

Kampionët në fuqi të Europës ditën e djeshme janë eliminue nga Italia e Antonoi Contes, i cili zhvilloi nji ndeshje të madhe përballë ‘furisë’ iberike.