Spanjollja ‘Marca’: Në Shqipni u dha penalltia ma e çuditshme (video)

Referi i ndeshjes Shqipni-Izrael ka habitë të gjithë, madje dhe mediat spanjolle. Gazeta “Marca” i ka cilësue si “katër minuta të çmenduna”, në të cilën ndodhi gjithçka, simulim që nuk u ndëshkue, goditje e kundërshtarit me krye, karton të kuq, dhe pritje e penalltisë nga portieri Alban Hoxha.

“Penalltia ma e çuditshme e këtij viti”, simbaas të përditshmes spanjolle asht ajo e shkaktueme nga Etrit Berisha në ndeshjen e ndaj Izraelit.

“Kur po zhvillohej minuta e 53’të rezultati ishte 0-1, dhe sulmuesi izraelit Zahavi u rrxue mbrenda zonës së rreptësisë. Berisha i nervozuem reagoi tue prekë me krye Zahavin, por kjo i kushtoi karton të kuq dhe penallti për kundërshtarin.

Veprim i pakontrolluem ky që detyroi portierin Alban Hoxha me u futë në lojë. Hoxha priti penalltinë e Zahavit, ndërkohë që Shqipnia pësoi mandej dhe dy golla tue e mbyllë 0-3 me dy lojtarë ma pak në fushë. Çmenduni!”,- shkruen “Marca”.