Speciale: Këta janë 50 futbollistët që kanë ba historinë e derbit të ‘Madonnina’

shevcenko-vs-materaci

Lojtarët simbol të Milanit

1. SHEVCHENKO – Gollashënuesi ma i mirë i historisë së derbit me 14 golla.
2. MALDINI – Rekordmen me 56 derbi të luejtun, nga mosha 17 deri në 40 vjeç dhe madje me rekordin e 17 fitoreve, si askush tjetër.
3. NORDAHL – 11 golla të shënuem, në podium prej nji pafundësie, njeriu vendimtar për titullin e vitit 1951.
4. KAKA – Milanisti që ka mesataren e notës ma të naltë që prej vitit 1980.
5. RIVERA – Lider dhe 5 golla në derbi. Me atë në fushë, Milani nuk humbte kurrë.
6. F. BARESI – Derbin e parë e luejti 18 vjeç, gjithsej në karrierë 29 ndeshje.
7. LANA – Historia. Golli i parë për Milanin në derbin numër 1 (Kupa Kiaso 1908) dhe golli i parë në derbin e parë në kampionat.
8. ALTAFINI – I vetmi me 4 golla të shënuem në nji ndeshje të vetme (1960). Përveç tyne, edhe tre golla të tjerë të realizuem në karrierë, sërish me nji peshë të madhe.
9. ABBIATI – Pritja ndaj Kallonit në vitin 2003 dhe ajo ndaj Thiago Motës, super…
10. HATELEY – Goli me krye mbi Colovatin asht posteri i vërtetë i historisë milaniste.
11. SEEDORF – Përmbysi duelin e vitit 2004 dhe dha asistin për Shevën në Champions.
12. GULLIT – Tre golla, e majta e vitit ’88 ndaj Zengës ndryshoi vitet ’80. 13.
VAN BASTEN – Tre derbi të vendosun prej tij me tre golla dhe çfarë duelesh me Ferrin.
14. BENETI – Pesë golla në pesë derbi të ndryshëm dhe nuk po flasim për nji sulmues.
15. INZAGHI – Katër golla në 4 derbi, të gjithë të fituem. Dhe në 2003… ai ishte.
16. WEAH – Tre golla, njani vendimtar në vitin ’87, nji tjetër në vitin e titullit kampion.
17. COMANDINI – Dy gollat që hapën fitoren 6-0 me Interin si pritës në 2001’shin. U mjaftue me kaq.
18. VAN HEGE – I pari jashtëtokësor nga jashtë Italisë, 7 golla, nji dygollësh në suksesin 6-3 të vitit 1911.
19. BOFI – Vitet ’30-’40, bomberi i katërt ma i mirë milanist i të gjitha kohnave me 6 golla.
20. DE VECHI – Dopietë në derbin e 1979-ës (2-2).
21. MASSARO – Specialiteti i tij, të shënonte goll atëherë kur duhej. Dy decizivë në vitin 1989.
22. BIGON – Goll deciziv në vitin 1971 (dy goll), goll deciziv në vitin ’72, goll deciziv në vitin ’76
23. A. MALDERA – Vendosi ndeshjen si mysafir në vitin 1979, viti i yllit të parë dhe finales së Kupës së Italisë 1977.
24. VIRDIS – Katër golla nga viti ’85 në vitin ’88. Në vitin ’87 shënoi vetëm pesë minuta nga fundi.
25. NESTA – Mesatarja shumë e naltë e notës, 6.37 për ndeshje.

Milito vs Milan

Lojtarët simbol të Interit

1. MEAZZA – Bomberi interist i derbeve, 12 gola, të 13’in e shënoi me blluzën kuqezi.
2. NIERS – 11 golla, shënoi në duelin historik 6-5 dhe vendosi me nji tripletë personale 3- 0 e vitit ’53.
3. MILITO – Firmosi 6 pikët e sezonit 2009-2010, ndërsa shënoi edhe katër golla të tjerë në dy derbit e sezonit 2011-2012.
4. MACOLA – Shënoi gjashtë herë, golli ma i shpejtë i historisë së derbit, mbs vetëm 13 sekondash asht i tiji, më 24 Fror 1963.

5. BERTI – Fakti që asht ma “i urryemi” i të gjitha kohnave nga milanistët, e ban atë… krenar.
6. RONALDO – Bante edhe Paolo Maldinin me u dokë njerëzor, ndërsa me të gjithë të tjerët bante hajgare.
7. ALTOBELI – Nji “gjilpanë” e helmueme për kusherijtë; 7 golla të shënuem.
8. BONINSEGNA – Numri “9” ma i fortë i të gjitha kohnave për Interin, pa asnji diskutim. 7 “dardha” Milanit.
9. LORENCI – I vuni nji liman poshtë topit që pritej me u goditë nga Tito Kuciaroni për me gabue penalltinë. Misioni doli me sukses!
10. AMADEI – Interi humbte 4-1, ndërsa ai u çue, shënoi tre golla dhe përfundimi ishte nji fitore historike 6-5 për zikaltrit.
11. SERENA – Mbas tronditjes që mori nga Bayerni, shënoi gollin që e dërgoi ekipin te kampionati i rekordeve.
12. KORSO – Goditje dënimi dhe goll, Milani u përkul në gjujë.
13. ORIALI – Tasoti i vuni takat në ftyrë, hundë e thyeme dhe ftyrë e gjakosun, por Lele vendosi derbin.
14. SIMEONE – Ka shënue tre, njanin mbasi “kalëroi” për 50 metra, plus nji driblim ndaj Seba Rosit.
15. STANKOVIC – Katër golla dhe sa herë që shënonte ai, Interi fitonte.
16. SAMUEL – 10 fitore radhazi në 11 derbi milanezë të luejtun në Serinë A. Rekord!
17. CRUZ – I prishi festën Milanit, kampionëve të freskët të botës në vitin 2007.
18. BEKALOSI – “Mi chiamo Evaristo, scusa se insisto”. (Quhem Evaristo, më fal nëse kambëngul), 2 golla dhe titull kampion i vitit 1980.
19. ZANETTI – Derbi në karrierë ka luejt 47, ma mirë se ai, vetëm Paolo Maldini.
20. BERGOMI – Nji tjetër monument; 44 derbi dhe 2 golla kundër Milanit.
21. FACCHETI – Dy golla dhe po aq fitore. 40 derbi të luejtun.
22. PIKI – 20 Nandor 1960; Milan-Inter 0-1. Vendos Armando Piki.
23. SUAREZ – Gjeniu i nji Interi të papërsëritshëm; 3 golla kuqezijve.
24. MATERAZZI – Shënon, acaron, heq fanellën, përjashtohet. Nji tjetër simbol i derbit.
25. PAGLIUCA – 10 derbi, mesatarja e notës, 6.85. Absolutisht ma i mirë në Serinë A, përfshi edhe milanistët.