Statistikat, Shqipnia ende e treta ma e mirë, por…

Edhe pse u mbyllën ndeshjet e grupit B që nuk dolën simbas parashikimeve që kishin me favorizue Shqipninë, statistikat i japin ende shpresë Shqipnisë.

Për nji kualifikim të kuqezijve, Çekia duhet me barazue ose mos me humbë me ma shumë se nji goll diferencë kundër Turqisë, ndërsa Republika e Irlandës duhet me barazue ose humbë prej Italisë dhe Suedia me humbë apo barazue me Belgjikën.

Shqipnisë i kryen punë edhe nji fitore me ma shumë se tre golla e Gjermanisë ndaj Irlandës Veriore, apo nji fitore e Hungarisë ndaj Portugalisë.

3d