Stephen Curry, MVP i sezonit në NBA

Basketbollisti i Golden State, Stephen Curry, fitoi për të dytin vit radhazi çmimin e lojtarit ma të mirë të sezonit tw rregullt në NBA. Ceremonia e dorëzimit të këtij trofeu individual u zhvillue vetëm pak orë mbas rikthimit të tij në parket në fitoren ndaj Portland Trail Blazers, ku arriti me shënue 17 pikë. Ylli i Warrios, u votue unanimisht për këtë çmin për herë të parë në historinë NBA’s.

“Nuk di çfarë me thanë, shoh listën e atyne që e kanë fitue ma parë dhe kuptoj që të gjithë janë legjenda. Nuk arrij me i gjet fjalët për faktin që për herë të parë jam përzgjedhun në unanimitet MVP e sezonit.”

Stephen Curry asht i vetmi basketbollist në historinë e NBA që ka shënue ma shumë se 30 pikë për ndeshje tue luejt mesatarisht në ma pak se 35 minuta për takim. 402 trepikësha gjatë sezonit të rregullt, nuk i kishte realize ma parë asnji lojtar i NBA.