Stephen Curry vendos rekord të ri në NBA për ma së shumti trepikësha mbrenda nji loje (video)

Stephen Curry kallxoi paraqitje heroike të Hanën mbrama tue shënue 13 trepikësha në fitoren e Golden State Warriors.

Curry qëlloi 13 nga 17 tentimet për tre pikë, dhe realizoi 46 pikë për me i udhëheqë Warriors drejt fitores 116:106 kundër New Orleand Pelicans.

Curry qëlloi 16 nga 26 tentimet në përgjithësi, tue kontribue edhe me 5 kcime dhe 5 asistime.

“Kjo ishte nji natë e veçantë,” tha Curry.