Studimi i New York Times: Qe mundësitë e Shqipnisë për kualifikim

Prestigjozja amerikane New York Times i ka kushtue nji artikull analitik mundësive që ka Shqipnia për me u kualifikue në fazën tjetër të Euro 2016, nëse mposht Rumaninë.

“Simbas përllogaritjeve tona, vendi i tretë në grup me 3 pikë të grumbullueme, ka 47 për qind mundësi për me u kualifikue”, shkruen NYT.

Gazeta në fjalë shkruen se, nëse Shqipnia mposht Rumaninë, ka me përfundue e treta në grup, cilido që të jetë rezultati i sfidës tjetër Zvicër-Francë.

Në këtë pikë, mundësia e vetme për me kalue ma tej asht si e treta ma e mirë. “3 pikë ndoshta nuk janë mjaftueshme, por gjasat janë që Shqipnia mos me qenë i vetmi ekip me 3 pikë në vendin e tretë”, shkruen NYT.

Kuqezijve i duhet me pasë gollaverazh ma të mirë se vendet e treta me po aq pikë, prandaj duhet me kërkue nji fitore të thellë ndaj Rumanisë.