Suksesin e Zidane, pak kush e ka arritë

Zinedine Zidane asht vetëm sportisti i shtatë që e fiton Champions League si trajner dhe si lojtar.

Ai e ka ftue mbramë me Real Madrid trofeun e Champions League, kësaj radhe si trajner. Ndërsa në vitin 2002 me Real Madrid kishte fitue këtë trofe si lojtar tue shënue edhe ate super-gollin e famshëm në finale kundër Leverkusen, transmeton Rrokum.TV.

Zidane bahet vetëm njeriu i shtatë që e ka fitue këtë trofe edhe si futbollist, por edhe si trajner.

Para tij nji gjë të tillë e kanë arritë edhe: Miguel Munoz, Giovanni Trapattoni, Johan Cruyff, Carlo Ancelotti, Frank Rijkaard dhe Pep Guardiola. /Rrokum.TV