Sulmohet autobusi i Manchester United

Autobusi i ekipit të Manchester United me lojtarët mbrenda asht sulmue mbramjen e s’Martës në Londër nga tifozët e West Ham.

“Djajtë” kanê me luejt ndeshjen e mbetun të kampionatit anglez dhe me nji fitore, marrin vendin e 4 që dërgon në Champions League. Kjo ka ba që ndeshja, që ishte parapa me fillue në 20:45 me kohën tonë lokale, asht shty për 45 minuta dhe pritet me fillue në orën 21:30.

Qindra tifozë të West Ham ishin mbledhun në rrugë dhe në momentin që autobusi i United po i afrohej zonës pranë stadiumit, tifozët filluen shamjet dhe gjuejtjet me sende t’forta. Kjo ka me qenë ndeshja e fundit e West Ham në stadiumin “Upton Park”, mbasi nga sezoni i ardhshëm ekipi i Bilic ka me luejt në stadiumin me kapacitet 60 mijë vende, atë “Olimpik”.

Ndeshja ka fillue në këto momente.