Sulmohet referi, ndërprehet ndeshja KEK’u-Vllaznia Pozhoran (video)

Futbolli në Kosovë ka disa muej që po përjeton dhunë dhe përplasje fizike midis ekipeve dhe lojtarëve. Edhe këtë javë ka ndodhë nji tjetër përleshje fizike.

Në ndeshjen ndërmjet KEK’ut dhe Vllaznisë së Pozharanit, e cila asht ndërpre në pjesën e dytë, për shkak të nji sulmi fizik nga nji tifoz vendës në referin Jakup Gashi.

Në fakt, anësori nga Podujeva asht goditë nga tifozi dhe kishte gjakderdhje, siç mundet me u pa në këtë video, shkruen Zëri.

Asht krejt e pakuptimtë se qysh tifozët vendës e kanë sulmue referin, sepse “Elektricistët” ishin tue fitue 2:0.

Me siguri, KEK’u ka me u denue randë për këtë veprim të dhunshëm të tifozit.