Sulmuesi brazilian vdes gjatë stërvitjeve

Ditën e sotme nji lajm shokues ka tronditë botën e futbollit në Brazil, mbasi sulmuesi i njohun Wesley Lopes ka vdekë papritun në fushën e lojës.

Gjatë stërvitjes 35 vjeçari pësoi nji atak në zemër ku edhe mbas përpjekjeve të mjekëve ai nuk mujti me mbijetue.

Ekipi brazilian União Agrícola Barbarense ende nuk ka zyrtarizue vdekjen e lojtarit, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se trupi i futbollistit asht dërgue pranë familjes.

Wesley Lopes pjesën ma të madhe në karrierë e kaloi në futbollin europian si futbollist i ekipeve, Alaves, Grasshopers, Pacos Ferreira, Vaslui, CM Iasi, shkruen ‘Romania Tv’.