Sulmuesi i madh Besart Berisha ka me luejt për Kosovën, kjo asht letra e tij drejtue FIFA’s

Kombëtarja e Kosovës ka afrue futbollistin ma të madh shqiptar viteve të fundit.

Sulmuesi Besart Berisha, i asht përgjigjë thirrjes së vendlindjes, për me veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, në kualifikimet për Kampionatin Botnor që mbahet në Rusi në vitin 2018.

Besart Berisha, tash i asht drejtue FIFA’s tue i kërkue që t’i mundësohet të luej për Përfaqësuesen e Kosovës.

Letra e plotë e Besart Berishës drejtuar FIFA’s:

Të nderuar,

Po ju drejtohem me shpresën se kërkesa ime do të trajtohet në mënyrë të drejtë!

Jam Besart Berisha, futbollist profesionit që aktualisht luaj për ‘Melburne Victory’ në Australi.

Kam lindur në Prishtinë-Kosovë me 29.07.1985. Jam rritur në Kosovë dhe kam filluar të luaj  futboll atje.

Kam luajtur futboll (Kosovë) për klube, ku edhe jam formësuar si futbollist. Por ashtu siç ju e dini, nuk kam mundur të luaj  për vendin ku kam lindur  dhe nuk e kam ditur se edhe sa kohë do të vazhdonte kjo situatë, prandaj si 26 vjeçar, kisha vendosur të luaj për ekipin Kombëtar të Shqipërisë, për të cilin kam luajtur deri në vitin 2009.

Nga viti 2009, nuk jam më pjesë e asnjë ekipi kombëtar.

Megjithatë, pas njohjes së Federatës së Futbollit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA, me mirësjellje ju kërkoj të më jepni lejen të përfaqësoj vendin  tim, vendlindjen time, për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë.

Kam lindur në Kosovë, jam rritur atje, jo vetëm si person por edhe si futbollist në Kosovë, prandaj jam shumë i lidhur me vendim tim dhe gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur për Kosovën.

Prandaj, bazuar në rregulloren tuaj, jam i sigurt që ju do të më lejoni të realizoj ëndrrën time.

E kuptoj se mund ta shfrytëzoj të drejtën time vetëm një herë që të ndërroj Federatën,  dhe se vendimi i FIFA-s është përfundimtar.

E di se disa nga ju keni qenë lojtarë profesionistë dhe mendoj se ju e dini më mirë se kushdo tjetër se sa e rëndësishme është për një lojtar të prezantojë vendin e tij dhe të ndjehet krenar për të veshur fanellën e ekipit kombëtar.

Pres nga ju një përgjigje pozitive lidhur me faktin se FIFA është për ‘Fair Play’ dhe lejimi i futbollistëve që  të përfaqësojnë shtetin e vet, është definicion për ‘Fair Play’ dhe se kjo është e drejtë bazike për mua, për të cilën jam i sigurt se FIFA do t’i përgjigjet.

Gjithë të mirat

Besart Berisha 23.08.2016