Sulmuesi i Realit deshmon për trafikim dhe drogë

Problemeve të sulmuesi të Real Madridit, Karim Benzema nuk po i vije fundi.

Mbas akuzës për shantazh në llogari të mesfushorit të Marseilles, Mathieu Valbuena, ku ky i fundit supozohej se asht filmu tue kry marrëdhanie seksuale me nji vajzë të mitun, sulmuesi i Los Blancos ka nji hall tjetër.

Benzema asht ftue si deshmitar në nji rast ku dyshohet se pati trafikim droge dhe shpërlamje parash, raporton gazeta franceze “Liberation”.

Ky lajm do të bajë që edhe ma shumë Benzema t’i largohet kampionatit europian France 2016, ku francezët gjenden në Grupin A së bashku me Shqipninë, Zvicrën dhe Rumaninë.

Ai shkaku i këtyne problemeve ka mbet jashtë kombëtares franceze tash e nji kohë.