Sulmuesi i Shqipnisë në garë me yjet e Europës për ‘Këpucën e Artë’

Azdren Llullaku po shkëlqen te ekipi rumun Gazi Metan.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipnisë, Azdren Llullaku asht në garë me sulmuesit ma të mëdhaj të Europës për ‘Këpucën e Artë’.

Llullaku deri tash ka shënue 12 golla me Gazi Metanin dhe ka mbledhë 18 pikë, mbasi koeficienti i gollit në Rimani asht 1.5.

Sulmuesi shqiptar ka 6 pikë ma pak se sa sulmuesi rus Kabaev, që ka shënue 24 golla, por që kampionati në Rusi ka zhvillue ma shumë ndeshje.

Në këtë listë janë edhe sulmuesit e mëdhaj si Aubameyang, Diego Costa, Mauro Icardi apo Edin Dzeko.