Supermodelja braziliane ‘grabitet’ në ceremoninë e Olimpiadës!

Supermodelja Gisele Bündchen ka me u grabitë gjatë nji skene në ceremoninë e hapjes së Lojnave Olimpike, në nji veprim brutal si refleksion mbi jetën në Rio de Janeiro.

Si ban të ditun “Daily Mail”, detajet e shfaqjes, që do të ndiqet të Premten në mbramje nga rreth 900 milionë shikues, u zbuluen mbramjen e shkueme në rrjetet sociale nga spektatorët, të cilët kishin asistue në provat e veshjeve.

Rreth 3 mijë të ftuem të veçantë ndoqën provat e shout spektakolar në stadiumin e famshëm të Rios “Marakana”, por atyne u ishte kërkue me ruejt suprizën dhe të mos banin foto apo të tregonin detaje të spektaklit.

Spektakli i hapjes së Lojnave Olimpike parashikohet me zgjatë rreth 3 orë dhe simbas drejtorit të ceremonisë, Fernando Meirelles, ai nuk mund të rrinte larg problemeve sociale të Brazilit.

 

2-ceromoia

 

giseliii