Supertalenti 60 milionë euro, Donis Avdijaj, zgjedh Kosovën

Supertalenti Donis Avdijaj ka zgjedhë me luejt për Kosovën dhe jo për Shqipninë.

20-vjeçari i Schalkes, që vlerësohet deri në 60 milionë euro nga ekipi i tij, ma parë ka luejt për të rijtë e Gjermanisë.

Ai i asht bashkue ekipit në Turqi, por nuk ka me luejt të Shtunën për shkak të dokumentacionit.

Avdijaj asht pjesë e Schalke që nga viti 2014 dhe ka nji klauzolë prej 60 milionë eurove.

Sulmuesi i ri i Kosovës aktualisht asht i huazuem te Sturm Graz.