Takimi Mancini-Thohir: Qe vendimi

Mbas humbjes 3-1 kundër PSG mbramë, trajneri aktual i Interit Roberto Mancini ka mohue zanat e dorëheqjes tue theksue se situata nuk ka ndryshue mbas takimit me Thohir.

Roberto Mancini nuk ka me dhanë dorëheqjen. Ky asht konkluzioni i takimit krye për krye mes Thohir dhe Mancinit, shkruen ‘Corriere Dello Sport’.

“Dorëheqja? Asgja nuk ka ndryshue mbas takimit me Thohir. Unë jam trajneri i Interit dhe pritet me qenë edhe në të ardhmen. Takimi me Thohir ishte për me i qartësue zanat mediatike”, u shpreh Mancini.