Talenti i jashtëzakonshëm shqiptar që mundet me luejt për 4 shtete! Veç ky shtet e ka kërkue deri tash

Sulmuesi i talentuem 18 vjeçar i ekipit austriak Red Bull Salzburg, Mërgim Berisha, po tërheq rreth vetes qendrën e vëmendjes së shumë mediave sportive.

Sezoni fantastik që po zhvillon në kategorinë e dytë austriake me ekipin e dytë të Salzburgut, ku ka shënue 9 golla në 15 ndeshje, apo dhe paraqitja e shkëlqyme me Salzburgun U-19 në Champions League për të ri, ku ka shënue 7 golla në dy ndeshje. ka ra në sy të medias prestigjoze gjermane “Bild”.

Në rubrikën javore të kësaj gazete ku promovohen talentat e ri të futbollit nëpër Europë, këtë radhë asht përzgjedhë Berisha.

“Bild” përshkruen talentin e tij me topin, derisa gjithashtu zbulon situatën e ekipit përfaqësues, me të cilin sulmuesi ka me u aktivizue.

“Veç Shqipnia më ka kërkue njiherë, por në atë kohë kam qenë i lënduem. Gjithashtu, mundem me luejt për Kosovën, Gjermaninë ose Austrinë. Nuk e kam vendosë ende”, asht shprehë ai për mediat austriake.