Talenti kosovar gati me lanë Suedinë për Kosovën

Talenti perspektiv kosovar, Arian Kabashi iasht ofrue përfaqësueses së Kosovës. 19 vjeçari nga Gurrakoci i Istogut ka shprehë haptazi dëshirën për me luejt me Kosovën edhe pse ma parë ishte futbollist i grupmoshave të Suedisë.

Kabashi para pak ditësh asht inkuadrue në ekipin e parë të Elfsborg në Suedi që ban pjesë në Superligën e futbollit suedez. Ai ka nënshkrue kontratë profesionale me Elfsborg tue u llogaritë si nji nga talentët ma perspektivë në Suedi.