Talenti ma i madh botnor dhe mbasardhësi i Buffon, ka me fitue 19 herë ma shumë

Gigi Donnarumma, portieri 17 vjeçar i Milanit asht marrë vesh për kushtet dhe kontratën e re. Donnarumma, të cilin shumë ekspertë futbolli e konsiderojnë si talentin ma të madh në botë, deri tash ka fitue nga 160 mijë euro, por mbas kontratës së re, ka me përfitue nga 3 milionë euro në vit.

Ai ka me nënshkrue deri në vitin 2022, ndërsa në Milan tashma janë të lumtun mbasi arritën me bindë portierin që të mbetet në ekip dhe të mos largohet në drejtim te Juventusit që shpresonte me transferue si zavendësuesin e Gigi Buffon, të cilin Donnarumma shumë shpejt ka me ja nxanë vendin në portën e përfaqësueses së Italisë.

Donnarumma ka debutue për Milanin si 16 vjeçar, derisa kontratën e re ka me nënshkrue gjatë muejit Fror kur t’i mbush 18 vjet./Korneri