Talenti Sanches i Bayern Munchen: Qe pse e refuzova Manchester United

Renato Sanches ka thanë se, titujt kanë qenë arsye pse ka zgjedhë Bayern Munchen.

Renato Sanches dy javë ma parë ka nënshkrue kontratë pesë vjeçare me ekipin gjerman, Bayern Munchen.

Ai ka tregue se, ka pasë ofertë edhe nga Manchester United, por zgjodhi Bayern Munchen, mbasi dëshiron me fitue tituj.

“Manchester United bani ofertë për mue, por unë kisha edhe oferta tjera. E zgjodha Bayern’in, sepse asht ekip i madh. Ata kanë nji stadium prej 65 mijë ulsesh dhe atmosfera asht e njajtë si në Benfica. Unë kam me fitue tituj”, tha Sanches.