Tanë Europa në ndjekje të yllit belg

Mesfushori belg i Zenitit Axel Witsel, ka fut në nji garë të fortë ekipet angleze dhe ato italiane.

Liverpooli asht ekipi i parë angleze që ka paraqitë nji ofertë në ekipin rus për mesfushorin Witsel. Ekipi i drejtuem nga Jugern Klop jep plot 30 milionë euro për shërbimin e belgut.

Asht gazeta italiane, Tuttomercatoweb, e cila e ka konfirmue këtë lajm tue shkrue se ‘The Reds’ i janë futë garës për reprezentuesin belg.
Për mesfushorin e Zenitit janë të interesueme edhe Evertoni, Manchester United, Chelsea, Juventus, Inter, Roma, Milan dhe Napoli.
Megjithatë, e ardhmja e Witsel pritet me u zbardhë mbas Kampionatit Europian, mbasi largimi i tij nga ekipi rus asht i sigurtë.