Krejt po e dojnë Hysajn!

Elseid Hysaj mbetet njeriu ma i kërkuem në tregun e Napolit. Mbrojtësi shqiptar që u konfirmue si nji nga të rijtë ma premtues të futbollit europian edhe në Euro 2016, vazhdon me ngjallë interes te disa nga ekipet ma të mëdhaja të kontinentit.

Gjatë orëve të fundit, me Conten si trajner,  Chelsea, italiani ka ba nji listë me emnat që don me i afrue në Londër dhe njani prej tyne asht edhe mbrojtësi shqiptar.

Simbas mediave britanike, Hysaj ka tërheqë vemendjen e trajnerit italian gjatë Europianit, mbasi ai luejti ndeshje pozitive.

“I konsoliduem në aspektin mbrojtës dhe me vizion të madh edhe në fazën e sulmit, 22-vjeçari mundet me qenë nji nga kolonat e ekipit të Chelsea në të ardhmen”, shkruen faqja 4-4-2.com.

Për me arritë te mbrojtësi shqiptar, Chelsea duhet me i kënaqë kërkesat ekonomike të Napolit.