Të fundit nga çashtja Icardi-Napoli

Treshja drejtuese e Napolit: De Laurentiis, Andrea Chiavelli dhe Cristiano Guintoli ka nji mision sekret për me gjetë me çdo kusht zavendësuesin ideal të Gonzalo Higuain.

Simbas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, Napoli ka gjetë gjuhën e përbashkët për me i marrë shërbimet e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Presidenti i Napolit asht i vendosun për me marrë Icardin mbasi paga nga 5.5 milionë euro asht rritë në 6.5 milionë euro plus 50% të së drejtës për imazhin.