Të hanen Milani prezanton lojtarin e ri

Mediat italiane, sidomos Corriere Dello Sport kanë raportue se të hanen me 2 maj, konzorciumi kinez që don me e ble Milanin, kanë me mbajtë nji konferencë për shtyp, ku kanë me zyrtarizue interesimin e tyne dhe planin konkret. Siç raportohet, në kuadër të kësaj konference, kinezët kanë me e paraqit edhe blemjen e parë të Milanit të tyne, transmeton Rrokum.tv. Bahet fjalë për sulmusin Jackson Martinez, që aktualisht luen në Kinë, por që kishte me u rikthy n’Eruopë, te Milani. Sulmusi kollumbian ishte i lidhun me nji kalim te gjiganti italian edhe verën e kalueme, por në fund ai zgjodhi me ju bashkue Atletico Madrid, që doli me qenë zgjedhje e gabueme e tij. /Rrokum.tv