Të rejat e fundit nga Aziz Salihu

Kjo javë ka me qenë e madhe për sportin kosovar.

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, ka me u lëshue nga spitali i Stambollit mbrenda dy-tri ditësh dhe ka me u pritë në mënyrë madhështore në Kosovë, shkruen Zëri.

Miku i tij, Cenë Pushkolli, kallxon se pritja fillimisht ka me u ba në Aeroportin e Prishtinës, ku ka me u mbajt nji konferencë për shtyp, ndërsa mbas tri-katër ditësh ka me u shtrue nji drekë.

Ndërkohë, asht formue edhe nji këshill organizativ për pritjen e “Zizit”.