Të rejat nga Schumacher: Po reagon!

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i cili ndodhet në gjendje të rëndueme shëndetësore qysh prej aksidentit të vitit 2013, po reagon; të paktën kështu asht shprehë ish-shefi i Ferrarit.

Luca Cordero di Montezemolo ka hedhë poshtë tana zanat se gjendja shëndetësore e kampionit gjerman asht përkeqësue.

“Jam shumë i lumtun që mundem me ju thanë se ai po reagon mbas trajtimeve. Unë e di se sa i fortë asht ai. Jam i sigurt se në sajë të vendosmënisë së tij, e cila ka me qenë vendimtare, ai ka me dalë nga kjo situatë shumë, shumë e vështirë”, tha 68-vjeçari për Ecumenical News.

Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1, mbetet ende në nji gjendje misterioze, por të rëndueme qysh prej aksidentit të pësuem në Alpet franceze në Dhetor të vitit 2013.