Të rejat rreth Granit Xhakës dhe kontaktit me FFK

Granit Xhaka mundet me ju bashkue kombëtares së Kosovës dhe të heqë dorë nga fanella e kombëtares së Zvicrës. Mesfushori i Arsenalit që luejti me Zvicrën në Euro 2016 pritet me marrë nji ofertë për me luejtë për Kosovën, mbas anëtarësimit të saj në UEFA dhanë në Maj.

23 vjeçari ka shprehë edhe ma parë dëshirë për me luejtë për Kosovën.

Në deklaratë të Federatës së Futbollit në Kosovë thuhet se janë vendosë kontakte me Xhakën.

“Kosova ka ftue publikisht dhe privatisht çdo kosovar që luen aktualisht në ndonji kombëtare tjetër. Çdonjani asht i mirëpritun për me ju bashkue sfidës sonë të re tepër të randësishme”, thuhet në deklaratë.

FIFA nuk pritet me bllokue ndonji lojëtar që dëshiron me luejt për Kosovën, pamvarësisht se ata janë aktivizue me kombëtare të tjera.

Të tjerë lojëtarë që munden me ju bashkue Kosovës janë edhe Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri.