Teknologjia e vijës së portës n’Euro 2016, vendoset për sistemin “Hawk-Eye”

UEFA ka vendos që me përdorë teknologjinë e vijës së portës n’Euro 2016, për me shmang gabime të mundshme.

Teknologjia që ka me u përdor do t’jetë ajo e sistemit “Hawk-Eye”, e cila aplikohet në kampionatin anglez dhe atë gjerman.

Sistemi i kompanisë britanike shfrytëzon 7 kamera të ndryshme për me konfirmue nëse topi e ka kalue vijën dhe ma mbas njofton gjyqtarin kryesor me nji dridhje përmes aparatit që mban në dorë.

Sistemi ka me u instalue në tana 10 stadiumet ku kanë me u luejt ndeshjet e turneut dhe shënon kthesën e plotë të këtij institucioni që u jep prioritet gjyqtarëve të vijës së portës.

“Teknologjia e vijës së portës dhe gjyqtarët e vijës së portës plotësojnë njani-tjetrin”, ishte komenti i përgjegjësit të UEFA-s për gjykimin, Pierluigi Collina.