Teknologjia në futbollin italian, sezonin e ardhshëm

Italia asht përzgjedh nga Bordi i FIFA’s për realizimin e projektit ambicioz të aplikimit të teknologjisë në fushën e lojës. Qysh prej sezonit të arshshëm, Serie A dhe Seri B kanë me ndryshue përgjithmonë, mbasi në fushë ka me u eksperimentue “Video ndihmësi i trajnerit”. Presidenti i federatës, Carlo Tavecchio, ka informue dy ligat rreth sistemit VAR për me mbështetë instalimin e aparaturave të nevojshme, mbasi aplikimi i teknologjisë ka me u krye qysh në startin e sezonit të ri.

“Kemi qenë mes të parëve që kemi mbështetë aplikimin e teknologjisë në fushën e lojës. Besojmë se i kemi të tana mundësitë për me ofrue mbështetjen tonë në këtë eksperiment shumë të randësishëm, që ka me e përmirësue tane sistemin e arbitrimit ashtu si ka ndikue edhe sistemi “Goal Technology”, thekson kreu i Federatës Italiane të Futbollit.

Projekti që ju asht prezentue federatave parashikon dy faza, “offline” për sezonin 2016-17 dhe “live” për sezonin 2017-18. Simbas FIFA’s, video përsëritëse nuk mundet me i zgjidhë të tana rastet e diskutueshme në fushën e lojës, por ideja kryesore asht aplikimi mbas gollit dhe vlerësimi nga arbitrat nëse ka pas faull, pozicion jashtë loje apo në rastet kur arbitri asht n’dyshim për nji penallti dhe nëse duhet me nxjerrë ose jo kartonin e kuq. Në këtë projekt përjashtohen goditjet e dënimit jashtë zonës. Gjithsesi, aplikimi i teknologjisë nuk ka me qenë aspak i lehtë, sepse episodet e dyshimta në asnji moment nuk kanë me ndikue në ndalimin e përkohshëm të lojës. Në protokoll theksohet se mundësia e ndalimit të lojës ka me u vlerësue vetëm nëse topi nuk asht në nji zonë të randësishme. Nji tjetër opcion asht edhe “Challenge”, që domethane se trajnerët mujn me kërkue verifikimin e pamjeve filmike. Shumë t’panjoftuna, por nji gja asht e sigurt, ndeshjet kanë me qenë ma t’gjata se zakonisht.