Telashe me ligjin te Barcelona, Neymar rrezikon si Messi

Gjykata e Naltë e Spanjës ka urdhnue që të rihapen hetimet rreth transferimit të sulmuesit brazilian Neymar, nga Santosi në Barcelonë më 2013.

Rasti ishte mbyllë në Korrik nga gjyqtari Jose de la Mata për shkak të mungesës së provave, por nji grup i gjyqtarëve i udhëhequn nga Angela Murillo thonë se kanë gjetë prova të mjaftueshme të mashtrimit dhe korrupcionit për këtë rast dhe tash kanë vendosë që ta rihapin çashtjen, raporton Goal.com.

Dy kontrata nga Nandori dhe Dhetori 2011 janë rishqyrtue dhe thuhet se pagesa prej 40 milionë euro e bamë nga Barcelona për të garantue nënshkrimin e lojtarit asht shkelje e “tregut të lirë të transferimit” për futbollistët.

Ajo pagesë nënkuptonte që Neymar dhe baba i tij duhet me i pague Barcelonës 10 milionë euro nëse marrëveshja nuk përfundohej, çka që përshkruhet në dokumentin e fundit si “asimilimi i ndërgjegjshëm” dhe si “mashtrim” nga Gjykata e Naltë spanjolle.