Telefonata e fundit e portierit brazilian me gruen para se me vdekë (video)

Danilo Padilha asht portieri i ekipit brazilian të futbollit “Chapecoense” që u nxjerr i gjallë nga rrënojat e avionit të linjës boliviane “Lamia Airlines” me 81 persona në bord, i cili u rrxue gjatë mbramjes së djeshme në nji zonë malore në rajonin e Cerro Gordo, në komunën e La Union, rreth 50 kilometra larg Medelinës, qyteti i dytë ma i madh në Kolumbi.

Daily Mail ka mujt me sigurue se çka ka ndodhë më të që nga momenti që u nxjerr nga rrënojat e avionit, deri sa u transportue në spital, ku edhe humbi jetën nga plagët e marra. Portieri 31 vjeçar para se të mbyllte sytë ka telefonue për herë të fundit bashkëshorten e tij nga shtrati i spitalit.

Vetëm pak javë para aksidentit ajror ai kishte postue nji foto të tij në krah të grues, të cilën e quente: “dashnia ime”.

Ndërsa, sot në bordin e avionit kishte ba selfien e fundit me mikun e tij, futbollistin Alan Ruschel, ndërsa paralajmëronte kundërshtarët: “Po vijmë, Kolumbia”.

Ruschel u nxor i gjallë nga rrënojat, së bashku me portierin Jacson Follmann, mbrojtësin Helio Hermito Zampier Neto dhe pasagjerët Rafael Correa Gobbato dhe Ximena Suarez, thanë zyrtarët.