Tensione dhe akuza ndaj drejtuesve të Kombëtares së Shqipnisë

Në numrin e djeshëm të gazetës “Panorama Sport” asht publikue nji shkrim që pasqyronte marrëdhanien mes trajnerit të Kombëtares së Shqipnisë dhe mesfushorit Ergys Kaçe. I kontaktuem nga gazeta, Giani De Biasi nuk ka pranue të komentojë situatën e Kombëtares në grumbullimin e fundit.

Shumë akuza të hedhuna dhe thuejse asnji e përgënjeshtrueme. Ish-futbollisti i Kombëtares, Salvador Kaçaj, në emisionin “Fair Play”, në “News 24”, të datës 9 Tetor 2016, deklaroi se:

“Federata asht kthye në nji pronë private. Që te kompleksi në Kamzë, i cili i asht dhanë Alban Bushit, që asht drejtor në Kombëtare dhe Redi Jupit, që asht trajner i Kombëtares U-21. Nëse nuk ju ban përshtypje fakti që drejtori i Kombëtares dhe trajneri i Shpresave kanë marrë kompleksin e Kombëtares në përdorim, kemi të bajmë me skandal”.

Gazeta ka tentue të kontaktojë me Menaxherin e kombëtares, Alban Bushi, dhe trajnerin e U-21 për të marrë nji përgjigje për këto akuza, por asnjani prej tyne nuk ka thanë versionin e tij për këto akuza të adresueme nga Kaçaj.