Tensione te Inter, tifozët kundër Icardit, dhe për ma keq, ai sot humbi penalltinë

Ultrasit e Inter në pjesën e quejtun ‘Curva Nord’ të stadiumit “San Siro” kërkojnë që Icardit t’i heqet shiriti i kapitenit mbas nji kapitulli në librin e tij.

Sulmuesi i Inter foli për nji incident që ka ndodhë mbas humbjes 3:1 kundër Sassuolos në Fror të 2015, tue theksue se ai u kthye në nji “hero” për shokët e ekipit tue iu kthye nji lideri të ultrasve mbasi kishte grisë nji fanellë nga duert e nji fëmiu për t’ia hedhë argjentinasit.

Gjithsesi, Curva Nord sot i asht kundërpërgjigjë. “Icardi, ke mbarue. Pse shpik këto histori? Na jemi të tmerruem, libri jot asht qesharak dhe për sa i përket incidentit, janë vetëm rrena.” “Ai nuk e meriton shiritin e kapitenit.”

Për ma keq, Icardi sot humbi penalltinë në ndeshjen që po luhet kundër Cagliari.