‘Tërmet’ në Kombëtaren e Shqipnisë, nuk ishte pritë kjo!

gashi-de-biazi-xhaka

Mbas kthimit të kombëtares shqiptare ditën e djeshme në Tiranë, kanë fillue me u zbulue edhe inatet dhe përplasjet që kanë ndodhë në kampin kuq e zi, gjatë ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Europian të Futbollit, “Francë 2016”.

Burime nga kampi i kombëtares thanë për SYRI.net, se gjatë qëndrimit të ekipit në Francë, gjanat nuk kanë shkue ashtu si ishte parashikue në fillim.

Dy lojtarë mësohet se janë veçue nga të tjerët. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka mësohet se nuk janë trajtue njisoj nga trajnerët dhe stafi i kombëtares.

Mbas kësaj, ata kanë marrë vendimin mos me ju bashkue ma kombëtares shqiptare, vendim ky që lidhet me faktin se ata nuk kanë me luejtë në ndeshjet e ardhshme eliminatore për kampionatin botnor “Rusi 2018”.

Këtë fakt e kanë pohue vetë lojtarët në fjalë, të cilët kanë thanë se nuk ndihen të respektuem dhe nuk janë trajtue njisoj si lojtarët tjerë.

Mësohet se Shkëlzen Gashi ka qenë në shënjestër të shpërfilljes mbas rastit të humbun në ndeshjen e parë hapëse në grupin A kundër Zvicrës.

Ai asht sulmue dhe anashkalue nga trajneri i dytë i kombëtares, Paolo Tramezzani, në lidhje me rastin e humbun, gja që ka sjellë edhe probleme në ekip, tue mos u aktivizue ma në kombëtare.

Kjo sjellje e Tramezzanit dhe mosaktivizimi i tij, nuk i ka pëlqye Gashit dhe ai ka marrë nji vendim personal, tue braktisë kombëtaren. Po ashtu, edhe Taulant Xhaka mbas gjestit që kreu në momentin e zavendësimit në ndeshje me Zvicrën, kur përplasi shishen e ujit në tokë, ka krijue nji anmiqësi me trajnerin Gianni De Biasi dhe ndihmësin e tij, Paolo Tramezzanin.

Marrëdhaniet midis tyne janë ftofë dhe Xhaka asht shprehë se ka me braktis ekipin dhe nuk ka me pranue asnji ftesë nga kombëtarja për ndeshjet e ardhshme.