Thaçi e Rama në lojë basketbolli në Prishtinë. Rama: Prej kohës kur kam pas floke, nuk e mbaj mend nji spektakël të tillë

Presidenti Thaçi dhe Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, e kanë elektrizue Pallatin e Rinisë me pjesëmarrjen e tyne në lojën e basketbollit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës. Bashke me ta ishte edhe kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti.

Ata janë prit me ovacione të shumta nga tifozët, ndërsa menaxhmenti i Sigal Prishtinës asht përkujdes me i dhurue edhe dhurata speciale Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Rama.

Thaçi dhe Rama janë mysafirët e veçantë të finales së dytë të playoffit të basketbollit të Kosovës në mes të KB Sigal Prishtina dhe KB Pejës.

Rama u intervistue nga Supersport në fund të pjesës së parë, dhe u pyet për cilësinë e basketbollit kosovar.

Simbas Ramës, cilësia asht majft e nalte dhe qysh tha ai – që nga koha që ka pase flokë nuk e mban mend nji spektakël të tillë.

Për mundësinë e nji kobmëtare në basketboll, ai thotë se nuk mundet me ba precise asgja.

Sipas tij ka disa pengesa objektive që duhet me u tejkalue për me u realizuar kjo, por nuk e hodhi poshtë si mundësi.

 

edi3edi1 edi2 edi4