Thaçi: Mbas UEFA’s tash edhe n’FIFA

thacigolla

I ka hap punimet “Java e Shkencës”, e cila po organizohet për herë të tetë nga MASHT’i dhe ka për qellim zhvillimin e shkencës në vendin tonë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo javë asht e veçantë mbasi që në këtë kohë Kosova e ka marrë edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe pranimin n’UEFA.

Presidenti Thaçi, mbas pranimit n’UEFA, shpreson se Kosova do të anëtarësohet edhe në FIFA.

Kosova do të kerkojë të bahet anëtarja ma e re e FIFA’s në Kongresin që mbahet me 12 dhe 13 Maj në Mexico City.

Në rast se edhe ky objektiv realizohet, atëherë Përfaqësuesja e Bunjakit do të ketë të drejtën me luejtë eliminatoret e Botnorit 2018 që prej Shtatorit.