Thaçi në Rio: Kosova u ba vlerë e re e diversitetit botnor!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qendron në Rio de Janiero për me marrë pjesë në Lojnat Olimpike 2016, e ka quejt moment të paharruem ngritjen e flamurit të Kosovës para shumë pjesëmarrësve në këto lojna.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se Kosovë nga dje u ba vlerë e re e diversitetit botnor.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit:

Moment i paharruar për shtetin dhe popullin tim. Kosova shënoi debutimin në ngjarjen kryesore ndërkombëtare sportive, në Lojërat Olimpike. Krenar me parakalimin e sportistëve tanë me simbolet shtetërore. Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror.

Pjesëmarrja jonë në Rio është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Urime të gjithëve! HTH

 

2-riooo