The New York Times, rrëfimi ekskluziv për ekipin e Kosovës në futboll

Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë nuk kishte çue interesimin vetëm të mediave kosovare dhe atyne kroate. Për këtë përballje kishin shfaqë interesim media të ndryshme nga bota, në mesin e të cilave ishte edhe The New York Times.

Gazeta ma e madhe amerikane shkrimin për Kosovën e ka titullue: Kosovo: The Road Team.

The New York Times ka shkrue se qysh Kosova asht përballë me beteja të mëdha që nga viti 1990 dhe kryengritjen e shqiptarëve ndje serbëve.

Gazeta amerikane shkruen se qysh Kosova ka qenë nën administrimin e Kombeve të Bashkueme deri në vtitin 2008, atëherë kur u shpallë edhe pamvarësia.

New York Times kallxon se njohja e Kosovës nga FIFA ka vnue në pah edhe probleme të mëdha, mbasi Kosova nuk ka nji stadium për me i luejt ndeshjet.

Dhe për këtë arsye, ndeshje e parë e Kosovës si vendas, për kualifikimet e Botnorit ‘Rusia 2018’, asht dashtë të luhet në Shkodër.

New York Times kallxon se lojtarët e Kosovës ma herët kanë përfaqësue vende tjera, por mbas pranimit në FIFA kanë vendosë që ta veshin fanellën e vendlindjes.

“Mbasi ban udhëtimin pesë orësh përtej kufinit malor që ndan dy vendet, mija tifozë të Kosovës zbritën nga autobusët e tyne tue brohoritë”, shkruen gazeta amerikane.

“Udhëtimi i tyne në stadium ishte i mbushun me fishekzjarrë, me fanella kaltër dhe të verdhë dhe thirrjet e “Shqipnisë Etnike”, nji referencë për idenë e Shqipnisë së Madhe që kishte me i bashkue shqiptarët, të cilët janë nda në pesë vende: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi dhe Shqipni”, përfundon shkrimi.