The Sun: Mbas Argjentinës, Messi po largohet edhe nga Barcelona!

Mbas dënimit nga Gjykata e Barcelonës dhe lamtumira nga kombëtarja argjentinase, Messi kërkon me eksperimentue tue u largue nga Barcelona.

Simbas tabloidit britanik, ‘The Sun’ pronari i Chelseas, Roman Abramovich asht takue me babën e Lionel Messit, Jorge, për me diskutue rreth transferimit të sulmuesit argjentinas në ‘Stamford Bridge’.

Chelsea asht gati me pague plot 128 milionë euro, ndërsa paga e tij pritet me kapë vlera të paprekuna ma parë, mbasi Messi mundet me përfitue 939 mijë euro në javë.