Thohir: Besoj te Mancini, ka me ja ba 3 “dhurata”

“Vendi i katërt ishte rezulltati ma i mirë i mundshëm që ka mujt me arrit Interi këtë sezon. Shpresoj që sezonin tjetër, ekipi me tregue dhambët dhe me arritë ma shumë. Unë kam besim te trajneri Mancini dhe ka me vazhdue me drejtue ekipin edhe sezonin tjetër”, ka qenë komenti që ka dhanë nga Indonezia presidenti i Interit, Erick Thohir. Doket se ai ka me konfirmue trajnerin Mancini edhe sezonin tjetër dhe premton se ka me mbështetë ate në ndërtimin e nji ekipi kampion.

Thohir, në lidhje me bisedimet që ka krye gjatë fundjavës së kalueme me Mancinin shton: “Kemi vendosë që me i marrë të paktën 3 lojtarë të talentuem dhe me përvojë, që me i kompletue repartet. Nji në mbrojtje, nji në mesfushë dhe nji në sulm”, shprehet Thohir, ndërkohë që nji nga lojtarët me përvojë pritet me qenë mesfushori Yaya Toure.

Ende nuk dihet se cilët kanë me qenë përforcimet e ekipit zikaltër dhe nëse trajneri Mancini ka përmendë emna t’lojtarëve.