“T’i hiqen 5 tituj Real Madridit!”

Nji peticion ka nis në rrjetin e njohun “Change.org”, ku kërkohet që Realit të Madridit t’i hiqen pesë titujt europian, të cilët simbas nënshkruesve nuk kanë lidhje me Ligën e Kampioneve. “Los Blancos” i kanë fitue trofetë prestigjioz nga viti 1955-1960.

“Në emën të të gjithë atyne, të cilët e duen këtë sport, kërkojmë heqjen e pesë trofeve europian, të cilët nuk korrespondojnë asgja me Ligën e Kampionëve të tashme”, thuhet në përshkrimin e peticionit.

Nisma e këtij grupi ka mbledhë ma shumë se 15,000 nënshkrime, që nga 12 Maji, dita kur filloi peticioni në fjalë.

Reali Madrid ka mundësi me fitue titullin e 11’të Ligës së Kampioneve nëse fiton kundër Atletico Madrid në finalen e 28 Majit.