Tifozat kuq e zi befasojnë me moton për Botnorin: “Gegë e Toskë–Bashkë në Moskë”

Kombëtarja e Shqipnisë këtë muej ka me fillue fushatën për botnorin Rusia 2018.

Mbas paraqitjes historike në Europianin e sivjemë të futbollit, Federata Shqiptare ka fillue edhe pregaditjet për kampionatin botnor, i cili ka me u zhvillue mbas dy viteve në shtetin rus.

Mbas nuk kanë mbetë as tifozët e kombëtares shqiptare, të cilët tashma kanë përzgjedhë moton për botnor.
“Gegë e Toskë – Bashkë në Moskë”, raportohet se tifozët kanë zgjedhë si moto për Rusia 2016.

Kujtojmë se Shqipnia gjendet në grupin G, së bashku me Lihtenshtajnin, Spanjën, Izraelin, Italinë dhe Maqedoninë, ku me këtë të fundit ka me luejtë takimin e parë më 31 Gusht.