Tifozët e grupit të njohun bojkotojnë Kombëtaren e Shqipnisë

Tifogrupi nga Shkupi “Shvercerat” kanë me bojkotue Kombëtaren e Shqipnisë mbasi nuk i ishte lejue me udhëtue drejt Elbasanit për me përcjellë ndeshjen kundër Izraelit.

Ata ishin ndalue në kufinin shqiptar, ku iu ndalue me kalue pa asnji shpjegim, shkruen lajmpress.

Lideri i këtij grupi Omer Bunjaku ka ba nji postim në Facebook’un e tij, ku ka shkrue:

“Për ne ky vendim Komunizëm ‘demokratik’. Si në kohën e xhaxhit kur ishin kufijtë e mbyllur”.