Tifozët e Liverpool e Sevilla janë grushtue para ndeshjes, Liverpool asht tue fitue 1-0

Si nji finale, ndeshja mes Liverpool dhe Sevilla asht pritë me qenë e tensionueme, por askujt nuk i ka shkue mendja që në nji arenë ndërkombëtare të futbollit kanë me u pa skena dhune.

Tifozeritë rivale janë përlesh me grushta e sende të tjera të forta para se me fillue takimi. Dhuna ka zgjatë për disa minuta dhe situata u qetësue vetëm me ndërhymjen e personelit të shumtë të sigurisë.

Ndërsa, ndeshja po luhet në këto momente dhe rezulltati asht 1-0 me nji dominim të Liverpool. Gollin e ka dhanë Sturridge në minutën 35.