Tifozët e Ukrainës e kallin flamurin e Serbisë (video)

Tifozët e Kombëtares së Ukrainës e kanë kall flamurin e Serbisë në miqësoren mes këtyne dy kombëtareve.

Mediat ukrainase përmes disa pamjeve të shpërndame në internet konfirmojnë diçka të tillë.

Simbas tyne, mbas këtyne ngjarjeve qëndrojnë tifozët e ekipit të Kharkovit, të cilët ka kohë që shkaktojnë trazina.

Kujtojmë që sfida me Serbinë u mbyll me fitoren e Ukrainës 2-0.