Tifozët e Union Berlin japin shembull se qysh bahet atmosfera (video)

Tifozët e Union Berlinit të Bundesligës 2 të Gjermanisë, kanë dhurue spektakël mbramë në Signal Iduna Park, në ndeshjen e humbun me Borussia Dortmundin, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Të vendosun mbrapa portës, 13 mijë tifozë mysafirë të Union Berlinit, dhezën mjete piroteknike, dhe shfaqën fanellën e lojtarit Damir Kreilach, lojtarit të tyne, tue krijue spektakël të papamë, shkruen Gazeta Olle.

Madje, ata detyruen edhe tifozët e Borussias m’i duertrokitë.