Tifozët e Zurich sulmojnë lojtarët e tyne mbas ranies nga Liga e Parë

Fitorja e Zurich e arritun mbramë ndaj Vaduz me rezulltat 3-1 ka qenë e pavlefshme, mbasi që ekipi i famshëm zvicran ka ra nga liga për herë të parë në histori të ekipit.

Për këtë, tifozët e këtij ekipi kanë ba gjeste vendale tue tentuar me i sulmue futbollistët.

Mbas ndeshjes me Vaduz, 60 huliganë janë futë në ambientet e stadiumit tue tentue me u futë në zhveshtoren e ekipit, aty ku po fshihej edhe shqiptari që luen për Zurich, Burim Kukeli me shokët e tij.

Edhe forcat e sigurimit ishin të pafuqishme për me i pengue huliganët, që cak i kishin futbollistët. Megjithatë, me ndërhymjen e policisë ata mbas 1 ore janë përjashtue me dhunë nga mbrendësia e stadiumit.

Dhuna ka vazhdue deri në orët e hershme të mëngjesit napër rrugët e qytetit të Zurich’ut.