Tifozët, hajgare me Pogba dhe kërkojnë denimin e Juventusit që shiti mall kinez!

Humbja e Manchester United 3-1 përballë Watfordit ka irritue tifozët e Manchester United, të cilët mesa doket nuk e kanë kapërdi ende shifrën e naltë të shpenzuem nga ekipi për të ble ish mesfushorin e Juventusit Paul Pogba.

Menjiherë mas ndeshjes, ka plasë ironia në rrjet, ku tifozët kërkojnë “arrestimin” e Juventusit mbasi i ka shitë mall të skaduem Manchester United’it.

Kujtojmë që Pogba u transferue nga Juventus te United për 105 milionë euro, tue u ba dhe lojtari ma i shtrejtë në historinë e futbollit.